ShowBizzz

U shfaqën të afërt, Ron Zaiti flet për lidhjen me Semi Jaupajn

Ron Zaiti dhe Semi Jaupaj u përfolën në media për një lidhje dashurie.

Kjo pasi dyshja realizouan një këngë, në të cilën u shfaqën mjaft të afërt me njëri-tjetrin.

Roni ka qenë së fundmi i ftuar në emisionin “Mos i bjer me top”, ku ka treguar më shumë për marrëdhënien e tyre.

Ai thekson se nuk kanë qenë ndonjëherë të lidhur, por miq shumë të mirë.

“Flasim. Nuk i ndaj me askënd rrugët keq. Nuk mund të them që kam qenë në lidhje. Kemi qenë shumë të afërt”, tha ai.

Kënga e tyre “All your lovin” gjithashtu u fshi nga platforma YouTube nga Roni.