Jori Delli dhe Kiara Tito gjatë qëndrimit në shtëpin e “BBV” nuk kishin një marrëdhënie të mirë mes njëra-tjetrës, pasi kjo e fundit sipas publikut ishte xheloze për partnerin e saj Luiz Ejlli i cili shpesh herë provokonte modelen.
Mirëpo edhe pas daljes së tyre nga ky spektakël, në fillim të dy vajzat qëndruan neutrale, duke mos rregulluar marrëdhënien e tyre.
E teksa Jori vetëm disa ditë pasi doli nga reality show gjatë një interviste tha se nuk ka ndonjë miqësi të ngushtë me Kiarën, ndërsa tregoi se ajo dhe moderatorja kanë shkëmbyer disa herë mesazhe me njëra-tjetrën.
“Me Kiarën le të themi që është një marrëdhënie neutrale. Nuk ka ndodhur asnjë gjë, jashtë ajo ka shumë presion nga publiku dhe besoj se nuk ka shumë kohë të ketë marrëdhënie me mua. I kemi dhënë nja dy-tre mesazhe në Instagram njëra-tjetrës. Mu përgjigj një çikë vonë, por mu përgjigj.”– tha Jori.
Mirëpo mesa duket tani që Kiara është moderatorja e reality show “Kepi I Vip-ave”, ku një ndër konkurentët është edhe modelja, vajzat janë afruar më shumë me njëra-tjetrën dhe marrëdhënia mes tyre është rregulluar. Këtë gjë e ka zbuluar vetë Jori, e cila ka postuar një foto me Kiarën, ku të dy ish-banoret dukeshin mjaft të qeshura.
Jori Delli dhe Kiara Tito