ShowBizzz

Kendall Jenner është shtatzënë?!

Kendall Jenner është shtatzënë?

Në një trailer të episodit 4 të sezonit 3 të ‘The Kardashians’, supermodelja 27 vjeçare pyetet se si po shkon shtatzënia e saj nga një prej producentëve gjatë një rrëfimi. Në vend që t’i përgjigjet pyetjes, Jenner zgjedh të shmanget, duke i lënë shikuesit të varur deri në episodin e javës së ardhshme.

Gjatë sezonit 2 të ‘The Kardashians’, Kris Jenner foli me Kendall për mundësinë e lindjes së një fëmije, duke i thënë modeles: “Thjesht po mendoja, ndoshta është koha që të kesh një fëmijë”.

Kendall – e cila është e vetmja nga klani KarJenner që nuk ka një fëmijë– e mohoi menjëherë këtë mundësi duke i thënë të ëmës se nuk po e bën të ndihet mirë.

“Është jeta ime. Nuk e di nëse jam gati,” i tha Kendall mamasë së saj. “Kam ende shumë për të kuptuar para se të mund të mirëpres një fëmijë në jetën time. Unë jam ende duke e shijuar jetën vetëm. Dhe unë jam në rregull me këtë tani.”

Kujtojmë se prej disa muaj Kendall është në një lidhje me yllin latin Bad Bunny.