ShowBizzz

Kanye West ngjall reagime pasi shërbeu sushi mbi femra nudo në festën e tij

Kanye West ka ngjallur polemika pasi shërbeu sushi mbi femrave nudo në festën e tij të ditëlindjes.

Në përgjigje të fotove në Twitter, shumë njerëz u shprehën se vendimi i West për t’i shërbyer ushqim gruas nudo ishte “mizogjene”.

 

Megjithatë, njerëz të tjerë u shprehën se West mund të kishte marrë pjesë në një praktikë japoneze të quajtur Nyotaimori, e cila është kur sashimi ose sushi shërbehet nga trupi i zhveshur i një gruaje.

Ndërkohë, kjo festë ditëlindjeje nuk është hera e parë që West ka ndezur polemika. Vitin e kaluar, ai shkaktoi reagime pasi ndau një sërë komentesh antisemitike dhe teori konspirative në mediat sociale dhe në intervista.