Sot është një ditë e veçantë për aktoren shumë të dashur për publikun, Arjola Demirin. Ajo është bërë sërish teze. Ajo ka ndarë lajmin e bukur në Instastory, aty ku ka prezantuar nipin, me foto dhe emër.
Roman është emri që i është vendosur të voglit, dhe nipit të gjashtë në radhë për Arjolën. Aktorja shkruan se edhe pse nuk është hera e parë, ka sërish emocion dhe lumturi të madhe.
“Nuk eshte hera e pare teze, hera e 6-të. Por e lumturuar si per here te parë. Mireseerdhe dashuri”, shkruan Arjola.