ShowBizzz

Edhe Arbana Osmani i futet muzikës? Fotot që ngritën dyshimet

Nuk është aspak e rrallë që personazhe të njohur shqiptar, përpos fushave të tyre përkatëse, vendosin t’i futen muzikës

E në fakt, edhe pse në fushën e saj që është moderimi ka shkëlqyer vërtetë, disa foto të fundit të Arbana Osmanit ngritën dyshimin tek ndjekësit e saj se ajo mund të jetë pranë debutimit në muzikë.

Kështu, ka qenë pikërisht kjo foto që ka ngritur pikëpyetje dhe dyshim tek njerëzit, teksa moderatorja shihet në një studio muzikore.

Ndërkohë ka qenë vetë Arbana me postimin pasardhës që ka shuar cdo dyshim, duke u shprehur thjesht: “Jo, jo, nuk ka ardhur akoma ajo ditë”.