ShowBizzz

Efi Dhedhes shihet në shoqërinë e këngëtares së njohur, çfarë po kurdis dyshja?

Pas eksperiencës së saj në Big Brother VIP 2, Efi Dhedhes ka qenë ndër personazhet paksa të tërhequr përsa i përket intervistave televizive.

Edhe pse nuk ka qenë shumë aktive, kjo nuk e ka penguar që të jetë një nga banoret më të kërkuara, si për mediat ashtu edhe për sponsorizimet.

Le të mos harrojmë se pas daljes së parë nga shtëpia më e famshme në Shqipëri, Efi ishte protagoniste në klipin e “Mozzik” ku tërhoqi shumë vëmendje, e mesa duket sërish do e shohim në një klip muzikor.

Dyshimet na u shtuan pasi Ronela Hajati publikoi një video ku shfaqet Efi duke u rregulluar, ndërkohë dihet se Ronela do të sjellë projekte të reja dhe do të xhirojë dy videoklipe muzikore.