ShowBizzz

“Kam pajtuar 4 familje që ishin në gjakmarrje”- Rrëfimi i ndjerë i Rudina Dembacaj

Ditën e djeshme, Rudina Dembacaj ishte e ftuar në një intervistë për “Një gotë Rose”, ku ndër të tjera, zbuloi diçka të pazakontë.

Ajo tregoi se në moshën 16 vjeçare, ka ndihmuar 4 familje që ishin në gjakmarrje duke i pajtuar.

Rudina tregoi se inspirimi për të mësuar më shumë rreth Kanunit, erdhi nga i ati i saj.

Unë kam qenë shumë natyrë diplomate. Asokohe babi im fliste shumë për Kanunin, nuk ma dha ta lexoja në mënyrë shabllone por ma interpretoj dhe unë kam qenë shumë e interesuar të di çdo gjë për origjinën time që është Kelmendi, për ligjet e Kanunit, se cilat ishin të drejta sipas tim ati e se cilat jo. Im atë ishte një diplomat nga Malësia, nuk më kufizoi asnjëherë të isha vetja as mua as motrën time. Një porosi e tij ishte: mos e rrej veten kurrë.

Duke qenë kaq e përfshirë, me origjinën time, unë kisha marrë një lloj frymëzimi që këto familje që ishin në gjak duhet të pajtoheshin. Unë i mbaj mend shumë pak si emra, madje motra më ka detyruar të gjej dokumenta nga ajo kohë, se unë nuk i kam të dokumentuara, e dua ti gjej”.- ka thënë Rudina.

Rudina tregoi më pas se do të dëshironte ti takonte këto familje pas kaq vitesh.

”Jam shumë krenare për këtë pjesë të jetës pavarësisht se nuk më ka rastisur të flas. Dua t’i takoj, jam shumë kurioze të di si ka vazhduar jeta e tyre”.