ShowBizzz

Stresi feston ditëlindjen, brenda festës së zjarrtë buzë detit (VIDEO)

15 qershori është datë speciale për Arkimed Lushaj dhe njerëzit e tij të afërt, pasi reperi i njohur feston sot ditëlindjen e tij të 37-të.

Për këtë datë të veçantë ai ka mbledhur miqtë e tij për të festuar së bashku në një ambient të bukur buzë detit në minutat e para pas mesnate, pamje të cilat ai i ka ndarë vetë me ndjekësit.

Ajo çka ra në sy ishte torta e ditëlindjes, të cilës Stresi kishte menduar t’i vendoste qirinj me numrin 18, ndërsa në video gjithashtu dëgjohet të thotë se mbushi 18 vjeç.

Kujtojmë se reperi ka qenë kryetemë e mediave online kohët e fundit për shkak të pjesmarrjes në “Big Brother VIP Kosova”, nga ku doli fitues i çmimit të madh prej 200 mijë eurosh.