ShowBizzz

Antonela suprizon sërish! Pas bashkëpunimit me Sabianin do të sjellë një tjetër projekt me këngëtaren e njohur

Antonela është një nga personazhet publik e cila qysh në “Për’puthen” ka dashur që famën e saj t’a përdorë edhe për t’u bërë pjesë e muzikës.

Mirëpo, asokohe ajo nuk arriti t’a publikonte bashkëpunimin me ish konkurrentin tjetër Arsimin, ndaj dëshira e saj u përmbush pas pjesmarrjes në “Big Brother VIP”.

Së bashku me Sabianin, ajo publikoi këngën “Barbie”, e cila numëron 3 milion klikime në YouTube.

Nëse menduat se Antonela do të ndalej këtu, e keni gabim!

Gjatë një interviste të fundit për “Ftesë në 5”, ajo tregoi se ka dëshirë të bëjë edhe një këngë tjetër, këtë herë me këngëtaren e njohur Ronela Hajati.

Mund të bëj dhe ndonjë këngë të re së shpejti, do më pëlqente një bashkëpunim me Ronela Hajatin”, tha ndër të tjera ajo.