ShowBizzz

Diçka që nuk e kemi ditur për Rudina Dembacaj: Kam pajtuar 4 familje në gjakmarrje

Rudina Dembacaj ka qenë e ftuar në “Një gotë Rose”.

Rozana Radi ka zbuluar se Rudina kur ishte 16 vjeç ka pajtuar nga gjakmarrja 4 familje.

“Unë kam qenë shumë natyrë diplomate. Asokohe babi im fliste shumë për Kanunin, ai ma interpretoj dhe unë kam qenë shumë e interesuar të di çdo gjë për origjinën time që është Kelmendi, për ligjet e Kanunit.

Im atë nuk më kufizoi asnjëherë të isha vetja as mua as motrën time”.- ka thënë Rudina.

Më tej ajo ka treguar se ka dëshirë ti takojë këto familje.