ShowBizzz

Nuk ua merr mendja! Kim Kardashian tregon se çfarë e eksiton më shumë tek një mashkull

Kim Kardashian ka zbuluar së fundmi listën e gjatë të gjërave që ajo kërkon tek një mashkull… dhe tregon se çfarë e eksiton më shumë tek një mashkull.

Ylli 42-vjeçar – nxorri telefonin në “The Kardashians” dhe filloi të lexojë listën se çfarë duhet të ketë një mashkull që ta eksitojë atë.

Ajo filloi me: ‘Numri një, më mbro. numri dy, luftoni për mua, numri tre, higjienë e mirë, dua të them që është si një e dhënë, mendoj se duhet ta heq atë. Numri katër, qetësi, numri pesë, pa probleme me mamin apo babin, gjashtë, durim, shtatë, mbështetës“, teksa lista nuk kishte të mbaruar.

Mirëpo ajo çka Kim theksoi më shumë ishte se mashkulli duhet me patjetër të ketë dhëmbë të rregullt.

“Dhëmbët më eksitojnë shumë. Sa më të drejta të jenë, aq më shumë eksitohem”, tregoi Kim.

Ndërsa lista vazhdoi me kërkesat:

1. Ta mbrojë Kim
2. Të luftojë për të
3. Higjiena e mirë
4. Të jetë i qetë
5. Të mos ketë probleme me prindërit
6. Të jetë i duruar
7. Të jetë mbështetës dhe vërtet i lumtur për Kim
8. Të jetë i suksesshëm
9. Të ketë dhëmbë të bukur
10. Të jetë pontan
11. Të jetë argëtues
12. Familja dhe miqtë e saj ta duan
13. Të shërbejë si shembull për fëmijët e saj
14. Të mos ketë shumë drama se mjaft drama
15. Të jetë më i gjatë se Kim
16. Të merret me aktivitet fizik
17. Të jetë i motivuar
18. Të jetë i pavarur dhe jo i ngjitur
19. Të ketë shije të mirë