ShowBizzz

Alban Ramosaj reagon ashpër pasi i vidhet kënga nga një malazez: Turp të të vijë

Këngëtari Alban Ramosaj, ka treguar përmes rrjeteve sociale se kënga e tij “Theje” është vjedhur nga malazezët.

Përkatësisht, këngëtari Emel Fenca e ka vjedhur dhe përvetësuar atë këngë, duke e titulluar “Vrati je”, që në gjuhën serbo-malazeze do të thotë “Kthehu pas”.

I frustruar me të parë këtë, Ramosja reagoi në InstaStory, duke publikuar kopjen e këngës së tij të famshme.

Tutje, ai etiketoi artistin interpretues të këngës “Vrati je”, i cili tek autorët e melodisë ka vendosur emrin e vet, gjoja se është këngë e “kompozuar” nga vet ai.