ShowBizzz

Kisha pa tavan, ja ku do zhvillohet dasma e Arbana Osmanit!

Arbana Osmani dhe Eduart Grisha do të celebrohen ditën e nesërme në Toskana të Italisë mes miqsh dhe familjarësh.

Ceremonia do të zhvillohet në kishën e veçantë pa tavan Abbey of San Galgano, ndërkohë që festa do të zhvillohet në një nga vilat e famshme të Toskanës, e cila quhet Tenuta Larnianone.

E vendosur pak jashtë Sienës, Tenuta Larnianone është një pronë familjare e cila ka prodhuar verë të mirë dhe ullinj që nga viti 1939 dhe përmban një sërë vilash të bukura.

Pasuria përfshin 19 hektarë vreshta dhe 12 hektarë ullishte dhe është e vendosur në hijen e kodrave Chianti.