ShowBizzz

“Valle Kosovare” e Shpat Kasapit rikthehet në versonin e ri, këtë herë në bashkëpunim me Ardian Bujupin

Kënga e mirënjohur e Shpat Kasapit, Valle Kosovare, është një nga projektet që padyshim i ka rezistuar kohës e vazhdon të dëgjohet nëpër gëzime familjare.

Tashmë do të kemi versionin e ri të kësaj kënge në bashkëpunim me këngëtarin Ardian Bujupi.

Ky version normalisht që i përngjason shumë origjinalit, por është bërë akoma më ritmik dhe janë bërë ndryshime në tekst.

Me siguri që ky do të jetë një nga hitet e verës!