ShowBizzz

Se si po i përjeton ditët e fundit të pritjes së ëmbël, na i zbulon vetë Jonida Vokshi

Përtej angazhimeve personale, moderatorja Jonida Vokshi është shumë aktive dhe në rrjetet sociale ku nuk ngurron të ndajë me ndjekësit momente nga jeta e saj private.

Tashmë dihet se Jonida është duke shijuar muajin e fundit të pritjes së ëmbël, me fëmijën e dytë gjinia e të cilit është djalë.

Së fundmi, ajo ka zhvilluar një bisedë virtuale me ndjekësit ku ka zbuluar se si po i kalon ditët e pritjes së ëmbël.

Ka qenë një nga ndjekëset e saj, e cila e ka pyetur moderatoren se si po i përjeton ditët e fundit të shtatzënisë pasi ajo vetë është shumë e stresuar

Skip stresit dhe shijoje, qetë dhe e lumtur. Kur bebushi të vij në jetë dhe do fillojnë netët pa gjumë, meraqet etj do thuash: ah sa rehat isha kur e kisha në bark. Edhe pse, unë mezii po pres t’ja shoh fytyrën”, është shprehur Jonida.