Si dhe ku të investoni? Si të kurseni? Çfarë të bëni me paratë? Përgjigjet i ofrojnë të ashtuquajturit finfluencers në Instagram, TikTok e YouTube.
Çfarë presin ndjekësit nga finfluencers?
Nga njëra anë, finnfluencers “mbulojnë” nevojat e ndjekësve të tyre, shumë prej të cilëve duan të fitojnë para, e disa edhe bëhen të pasur. Nga ana tjetër, ekziston frika nga varfëria në pleqëri, pra frika se mos nuk do të ketë para të mjaftueshme për pleqërinë, për një jetë të denjë, veçanërisht tek të rinjtë e sensibilizuar deri në atë masë sa që u bë e qartë se duhej të bënin diçka për këtë.
Kush janë finfluencers?
Finfluencers janë kryesisht të rinj që punojnë për të rinjtë – ata flasin të njëjtën gjuhë, përdorin të njëjtat media dhe rrjetet sociale. Shpesh këta janë të rinj që angazhohen në këto aktivitete gjatë rrugës, do të thotë njerëz që kanë hapur blogun ose kanalin e tyre, krahas studimeve ose punëve të tjera që bëjnë.
Çfarë lloj njohurish kanë finfluencers?
Mes tyre ka të diplomuar për ekonomi apo ish-punonjës të kompanive që janë aktive në sektorin financiar, këta janë njerëz që përcjellin njohuritë e tyre dhe që janë bërë sipërmarrës të pavarur. Në mesin e finnfluencers ka edhe shumë femra, të cilat synojnë ndjekëset femra.
Çfarë bëjnë saktësisht influencuesit e financave?
Niveli i informacionit që ata ofrojnë ndryshon në cilësi dhe dallimet janë të mëdha. Finfluencers në TikTok ose Instagram, në seminare ose leksione, ofrojnë njohuri të shumta themelore për botën e financave. Këto janë tema të tilla si “si të hapni një portofol”, “çfarë është një ETF”, “çfarë planesh kursimi ekzistojnë” ose “pse është i rëndësishëm kujdesi për të moshuarit”.
Si të njohim finfluencers të besueshëm?
Para së gjithash, duhet të kontrollohet se si i fitojnë paratë finfluencers? Është pozitive në çdo rast nëse ofruesit e këtij lloj shërbimi komunikojnë në mënyrë transparente shumën e kompensimit që kërkojnë për një seminar apo konsultim
Mund të ndiqen edhe disa finfluencers, për të marrë një pamje më të plotë.