Çifti i njohur, Barbara Palvin dhe Dylan Sprouse konfirmuan se janë fejuar.
Ata njoftuan lajmin e lumtur pas spekulimeve prej muajsh se do të martoheshin.
Lajmin e kanë ndarë të dy përmes rrjeteve sociale dhe me numrin e ri të V Magazine.
Aktori dhe modelja janë në lidhje prej pesë vitesh. Ata u takuan për herë të parë në vitin 2018 kur ai e kontaktoi atë përmes mesazheve në Instagram.
“E dija që po ndërtonim këtë histori. Pra, unë jam shumë e lumtur që përfunduam duke e bërë atë në mënyrën tonë”, tha Barbara.
Duke folur për W Magazine në vitin 2019, Dylan foli për mënyrën se si u takuan.
Ai kujtoi se i kishte dërguar mesazhe bukuroshes në Instagram pasi ajo e ndoqi atë rastësisht në rrjetin social.
“Ajo më ndoqi, kështu që unë mendoja se do t’i jap diçka. Dhe unë i dërgova mesazh”, tha ai për median.
Ai u përpoq të organizonte një takim me modelen e Victoria’s Secret por iu desh më shumë se sa pritej që ajo të përgjigjej.
Ata e zyrtarizuan lidhjen e tyre në Instagram në gusht 2018 dhe bënë debutimin e tyre në tapetin e kuq gjatë Javës së Modës në New York atë shtator.