ShowBizzz

Binjakët në aksion! Pas Donaldit me Luizin, Romeo gjithashtu në bashkëpunim me artistin më “in” të momentit

Luiz Ejlli teksa ishte ende pjesë e “Big Brother VIP”, dha një lajm të rëndësishëm për ndjekësit e tij.

Ai tregoi se do të rikthehej sërish në muzikë, por vetëm si këngëtar solo dhe jo në një bashkëpunim.

Megjithatë, pas daljes nga reality show, ai solli një super hit me Donald Veshajn, moderatorin e “Më lër të flas”, projekt të cilin e titulluan “2 shotsa” dhe deri më sot ka arritur në kuoten e 8.6 milion shikimeve.

Mirëpo ashtu si Donaldi, edhe vëllai i tij binjak, Romeo nuk ngelet mbrapa.

Së fundmi është zbuluar se Romeo do të vijë me një projekt muzikor në bashkëpunim me këngëtarin e njohur, Ledri Vula.

Aktori postoi gjithashtu një foto në Instagram pak më parë ku shihej krah Ledrit, foto të cilën e shoqëroi me shkrimin: “E keni dit”.

Me siguri një tjetër hit pritet të publikohet shumë shpejt.