Lajme

Arbana dhe Eduarti kanë një kërkesë “të çuditshme” për të ftuarit në ceremoninë e dasmës

Arbana Osmani dhe Eduart Grishaj do të kurorëzojnë dashurinë e tyre në martesë këtë të shtunë në Toskana, Itali.

Mirëpo çifti dëshiron të ruajë privatësinë në ditën  e tyre speciale, duke bërë për ta edhe një kërkesë të rëndësishme për të ftuarit.

Kjo kërkesë ëshët theksuar edhe në ftesën e dasmës, në të cilën thuhet se ata duan të respektohet dita e tyre, pa postime, foto, video në rrjetet sociale.

“Ju lutemi, respektoni ditën tonë të bukur duke mos postuar foto dhe video në rrjetet sociale”, shkruhet në ftesë.

Ftesa e dasmës së Arbanës me Eduartin
Ftesa e dasmës së Arbanës me Eduartin