Horoskopi

Parashikimi i Paolo Fox për këtë të premte

Dashi
Sot ju keni një qiell shumë më të mirë se dje, kështu që përfitoni sa më shumë nga kjo ditë. Në dashuri gjithçka që lind tani mund të shkojë larg dhe në punë pranoni propozimet e reja.

Demi
Në këtë ditë duhet të fokusoheni pak më shumë tek jeta juaj private dhe tek partneri që keni lënë pas dore së fundmi. Në punë, vazhdoni me angazhimin tuaj të zakonshëm dhe shtrëngoni dhëmbët.

Binjakët
Në dashuri përpiquni ta vendosni veten më shumë në vendin e partnerit tuaj dhe jo vetëm në tuajën për të kuptuar se cilat janë nevojat e tij dhe cili është këndvështrimi i tij. Në punë, është një kohë e mirë për të arritur më shumë.

Gaforrja
Ka pak shqetësim në dashuri, por mos bini në negativitetin tuaj të zakonshëm, nuk do t’ia vlente. Në punë, kushtojini vëmendje marrëdhënieve me kolegët.

Luani
Ditë e bukur për dashurinë që ju sheh shumë më romantikë se zakonisht. Shijojeni momentin dhe në punë kërkoni gjithçka që ju detyrohet dhe që nuk ka ardhur ende.

Virgjëresha
Bëni kujdes sepse stresi është paksa i lartë sot dhe mund të shkaktojë disa diskutime në dashuri. Nga pikëpamja e punës, vazhdoni të jepni më të mirën tuaj sepse kënaqësi të mëdha janë në rrugë e sipër.

Peshorja
Kjo ditë duhet kaluar së bashku me njerëzit e dashur që keni lënë pas dore së fundmi. Në punë keni nevojë për më shumë mendjelehtësi, mos e merrni gjithçka shumë seriozisht.

Akrepi
Si në dashuri, ashtu edhe në punë, do të përballeni me zgjedhje, por bëni ato me qetësi dhe kujdes. Mos kini frikë nga ndryshimet apo të papriturat sepse edhe këto do t’ju çojnë larg.

Shigjetari
Në dashuri keni gjithmonë dikë pranë sepse ju pëlqen të ndiheni të dashuruar, por përpiquni të mos e vendosni këmbën në më shumë këpucë. Në punë, diçka mund të mos shkojë sipas planit, por mos e mbështillni kokën para kohe.

Bricjapi
Nuk po jetoni në një moment ideal por gjërat së shpejti do të ndryshojnë. Mos e humbisni entuziazmin në punë pasi gjërat kishin filluar të shkonin mirë. Kënaqësitë vijnë.

Ujori
Pak dritë rikthehet në jetën tuaj në çift pas javësh disi të vështira. Në punë vjen momenti për të marrë shpërblimet e duhura për përpjekjet tuaja.

Peshqit
Shfrytëzojeni këtë ditë për t’i bërë gjërat me qetësi dhe pa shumë stres.
Në punë po arrini shumë dhe do keni mundësi të mëdha për të arritur edhe më shumë. Shijoni këtë moment historik.