Dasma e shumëpritur e Arbana Osmanit dhe Eduart Grishaj do të zhvillohet këtë fundjavë në Toskanë të Italisë.
Përsa i përket të ftuarve, çifti ka treguar se do të jetë një dasmë e vogël me njerëzit e tyre më të afërt, ndaj dhe pritet që shumë personazhe të showbizit mos të jenë prezent.
Një ndër këta personazhe është edhe Zhaklin Lekatari, e cila teksa ishte e ftuar mbrëmjen e sotme në “Më lër të flas”, është pyetur se përse nuk e ka marrë një ftesë ashtu sikurse Arbër Hajdari.
Ishte Donaldi ai që e ngacmua duke i thënë nëse është seksizëm fakti që ajo nuk është ftuar.
“Nuk është seksizëm. Ka të bëjë me marrëdhënie personale, të cilat ndoshta me Arbrin i kanë më të zhvilluara dhe me mua pak më të largëta.”- tha opinionistja.
E pyetur se nëse sonte i vjen një mesazh ‘Të harruam fare, merr avionin dhe hajde’, si do reagonte, Zhaklina tha:
“Jo, sepse kam angazhime këtë fundjavë dhe nuk mund të ndërpres angazhimet e mia që të marr avionin dhe të shkoj.”