Këngëtarja e njohur, Kida së fundmi ka paralajmëruar lansimin e një kënge të re pas disa muajsh.
Derisa nuk ka zbuluar ende datën e publikimit, Kida po sjell për fansat në Instagram imazhe të ndryshme, disa prej të cilave të shkëputura nga xhirimet e videoklipit.
Edhe në disa të fundit, autorja e “Drunk” dukej tërë shkëlqim veshur me një kostum të bardhë me shkëlqim.
Kida
Veshja e përbërë nga një bluzë me dekolte të hapur dhe një mini-fund të ngjashëm ia theksonte format në mënyrë perfekte.
Për t’u dukur dhe më mahnitëse, Kida kishte makijazh të theksuar dhe flokët e gjata të valëzuara i la t’i binin mbi supe.
Kida
Ajo duke e mrekullueshme dhe natyrisht të shumta ishin komentet që Kida mori nga ana e fansave të saj.
Kujtojmë që projekti i fundit nga Kida është “Leje” që solli në mars të këtij viti.