ShowBizzz

Adelina Berisha paralajmëron këngën e re me disa fotografi të shkëputura nga xhirimet e klipit

Ajo ka nisur xhirimet e videoklipit të ri prej disa ditësh.

Bëhet fjalë për këngëtaren e njohur shqiptare, Adelina Berisha, e cila duket se është në finalizim të këtij projekti.

Në një postim të ri në rrjete sociale, artistja tregon se kjo këngë do të lansohet së shpejti.

Bukuroshja ndërkohë ka shpërndarë edhe disa imazhe të tjera nga prapaskenat e klipit.

“Diçka e re po vjen”, ka qenë përshkrimi që ia ka vënë këtij postimi.

ImageAdelina Berisha

Reagimet qenë të menjëhershme, fansat e së cilës mezi po presin edhe për këtë prurje.

Të fundit projekt të quajtur “Harrom” e publikoi gjegjësisht më 14 tetor të vitit të kaluar.