ShowBizzz

‘Kolegët e babait m’u kthyen në kundërshtarë’, Albi Nako tregon vështirësitë në fillimet e karrierës

Albi Nako ishte sonte i ftuar në emisionin “S’e luan topi” ku bëri një rrëfim që nuk e kishte bërë më parë. Duke folur për vështirësitë e karrierës, Albi tha se shokët e të atit i ishin kthyer në kundërshtarë.

“Kolegët e babait tim mu kthyen në kundërshtarë. Hyrja ime në “Shkollën e Baletit” bëri që im at të largohej nga shkolla me qëllim që fëmijës së vetë, djalit, në këtë rast unë, të mos i krijonte ndjesinë që “shikoni se unë tani kam babain këtu në shkollë.

Me largimin e babait, të gjithë kolegët e vetë shprehën inatin dhe xhelozinë që ndjenin ndaj tim ati tek fëmija, unë. Çdo gjë që bënin të tjerët në shkollë, e ka bërë Nako.

Nuk është e nevojshme t’i përmendim sepse mund të keqinterpretohen. Dhe mua ajo gjë më nxori pak nga aksi dhe fillova të rrebelohem. Lija orët e mësimit, më doli shkolla jashtë qejfit përveç baletit klasik, i cili ishte baza në atë kohë dhe e vetmja gjë që unë respektoja ishte baleti klasik”, tha koreografi.

'Kolegët e babait m’u kthyen në