ShowBizzz

“Ik o debil, se stë ka ftuar as ty as llullën”, Luizi i jep përgjigjen e papritur ndjekëses për dasmën e çiftit Arbana-Eduart

Luiz Ejlli ndodhet në Amerikë ku po mban disa koncerte në shtete të ndryshme.

Mirëpo për arsye të angazhimeve që ka, Luizi nuk mund të ishte i pranishëm ditën e djeshme në dasmën e çiftit Arbana dhe Eduart.

Por jo sipas një ndjekëse. Në një postim në Instagram, ajo shprehet se në fakt Arbana dhe Eduarti nuk e ka ftuar në dasmë, si atë ashtu edhe Kiarën.

“Ik ore debil se ste ka ftuar as ty as llullen”, i shkroi ndjekësja.

Mirëpo ky koment nuk mund ti shpëtonte Luizit pa një përgjigje.

“Nuk ka arritur akoma koha e teletrasportimit nga New York ne Toscana. Gjithsesi, kujdes me fjalorin sepse ka mbaruar BB dhe mos me detyro”, tha Luizi, duke treguar kështu se e ka marrë një ftesë por nuk mund të ishte i pranishëm.