Ditën e djeshme është kurorëzuar në martesë lidhja prej shumë vitesh e dashurisë së Arbana Osmanit dhe Eduart Grishaj, ceremonia e së cilës është mbajtur në Toskana, Itali.
Në këtë dasmë kanë qenë të ftuar shumë emra të njohur të showbizit, të cilët e kanë mbajtur disi kushtin e çiftit për mos të shpërndarë video e foto.
Megjithatë, shumë prej tyre nuk kanë hezituar të zbulojnë për ndjekësit se si kanë zgjedhur të duken vetë në këtë ceremoni.