ShowBizzz

A ka një luftë mes Kiara Titos dhe Bora Zemanit? Flet Olsa Muhameti

“Kepi i VIP-ave” ka mbaruar me xhirimet dhe pritet që së shpejti të fillojë transmetimin në televizion.

Për të dhënë disa detaje nga emisioni, e ftuar ishte Olsa Muhameti në “Se luan topi”.

Mirëpo autorja u pyet edhe për një raport që është diskutuar shpesh në rrjet; atë mes dy moderatoreve, Kiara Tito dhe Bora Zemani.

Pjesë nga biseda:

Erjola Doçi: Pse zgjodhe Kiarën që të jetë moderatorja e “Kepit”?

Olsa Muhameti: Mendoj se Kiara është një gocë e re, që ka qenë pjesë e Top Channel, e do shumë mendoj punën që bën. Nga ana tjetër mendoj është personazh i freskët, që i shkon “Kepit të Vipave”, është aktualisht një nga personazhet më të rëndësishme në showbiz, dhe pse jo mos të ishte pjesë e Kepit.

Ronaldo Sharka: Ndihet një “luftë” mes Kiarës dhe Borës, si ndihesh që njërën e ke në një anë, e tjetrën në një anë tjetër?

Olsa Muhameti: Unë nuk futem te kjo pjesë, nuk komentoj as Big-un e as showbiz-in.