Emina Çunmulaj, modele e njohur shqiptare, foli për karrierën dhe familjen e saj, në podcast me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama.
Ajo është shprehur: “Dua që fëmijët e mi t’i mësojnë gjërat siç i kam mësuar unë, madje edhe ushqimet tradicionale”.
Çunmulaj, ka vazhduar më tutje duke thënë “Unë si nanë kam për detyrë t’i mësoj fëmijëve dashurinë ndaj vendit, dhe të mos harrojnë kurrë se prej cilit vend është nëna e tyre”.
Kujtojm se Emina vazhdon të jetë aktive në vendin e saj duke i dalë në ndihmë shumë organizatave të ndryshme bamirëse, shkruan ”Kosovarja”.