ShowBizzz

Arbana poston foton e parë pas dasmës

Këtë të shtunë Arbana Osmani kurorëzoi në martesë dashurinë me regjisorin Eduart Grishajn, në një dasmë madhështore që u mbajt në Toskanë, Itali.

Çifti preferoi që ditën e tyre më të rëndësishme ta shijonte në privatësi duke mos lejuar as të ftuarit të bëjnë foto apo video.

Edhe vetë Arbana e Eduarti nuk postuan asgjë gjatë mbrëmjes së djeshme. Ndërsa sot, moderatorja ka vendosur të postojë foton e parë pas dasmë.

Ajo ka fotografuar djalin e madh, Jonin dhe mbesën teksa janë ulur në një ambient që duket se i përket vendit ku u zhvilluar dasma.