ShowBizzz

Goditet me sende në kokë gjatë koncertit këngëtarja shqiptare, largohet menjëherë për të marrë ndihmën mjekësore

Bebe Rexha është goditur me celular në fytyrë nga një fans gjatë një koncerti live në New York.

Menjëherë pas asaj iu desh të largohej nga skena për të marrë ndihmën mjekësore.

Pop Base më vonë shkroi në Twitter për incidentin, duke thënë se mamaja e këngëtares zbuloi se Bebe Rexhës i duheshin tre qepje për shkak të lëndimeve që ajo mori.