ShowBizzz

Lajm i ëmbël! Gazetari i njohur shqiptar qenka bërë baba dhe ne nuk dinim asgjë

Flavio Qarri është një nga gazetarët e përfolur në mediat shqiptare, i cili bëhet shpesh lajm me deklaratat e tij.

Por sa i përket jetës së tij private ai ka qenë shumë i mbyllur, aq sa qenka bërë baba dhe ne nuk dinim gjë.

Lajmin e ëmbël ai e ka zbuluar në “Më prit në fundjavë” duke treguar se partnerja e tij ka sjellë në jetë një vajzë dhe se ka pirë një javë nga gëzimi.

“Ka qënë një vendim në kohën e duhur me njeriun e duhur. Ne jetojmë përditshmërinë tonë as e kemi diskutuar ta themi ose je lajmin. Nuk e ndjej veten Vip për tu përfshirë në këto gjëra, unë bëj thjesht një profesion. Pelenat I kam ndërruar 8-10 herë max. Hilda gjeti 3 emra të dy ramë në konsensus për njërin. Kam pirë një javë nga gëzimi. Goca më ngjan mua”, është shprehur Flavio.