Arbana Osmani ka folur për herë të parë pas dasmës së saj me Eduart Grishajn, e cila u zhvillua të shtunën në Toskana të Italisë, larg vëmendjes së mediave e publikut.
Çifti u treguan shumë të rezervuar dhe të ftuarve u ishte kërkuar të mos publikonin asgjë në rrjetet sociale.
“Pak ditë më parë, në një ceremoni private vetëm me njerëzit tanë më të afërt festuam dashurinë në të gjitha dimensionet e saj.
E megjithëse zgjodhëm që këtë moment ta mbanim për vete, kam ndjerë pafund dashurinë dhe dashamirësinë tuaj që ka qenë e pakursyer si gjithmonë.
E pakursyer ka qenë dhe ndihma që disa nga miqtë tanë na kanë dhënë për të jetuar këtë ditë ashtu siç e kisha ëndërruar dhe ne do t’ju jemi gjithë jetën mirënjohës për gjithçka kanë bërë”, ka shkruar Arbana në rrjete sociale.