ShowBizzz

Feston sot ditëlindjen, Dj Pm i bën vetes dedikimin epik

Pajtim Krasniqi i njohur për të gjithë me emrin e artit Dj PM është kthyer në një personazh tepër të dashur për publikun shqiptar, sidomos pas pjesmarrjes në “Big Brother VIP”.

Dita e sotme është tepër e veçantë për të, pasi artisti feston ditëlindjen.

Në këtë përvjetor të tij, mes urimesh nga njerëzit e tij të dashur dhe nga personazhe të tjerë të njohur, PM ka vendosur t’i bëj një dedikim vetes.

Ai ka postuar një foto të tij të buzëqeshur krahas së cilës shkruan: “Urime bir ditëlindja edhe shume tjera t’lumtura e me shume suksese, je inspirimi jem #djpm”.

View this post on Instagram

A post shared by Pajtim PM Krasniqi (@djpm_)