ShowBizzz

“Momente ku fryma të merret nga lumturia”, Klajdi ndan surprizën e veçantë me ndjekësit

Klajdi Haruni është një nga zërat më të dashur të muzikës shqiptare, i cili ditën e djeshme festoi ditëlindjen e tij të 35-të.

Sigurisht në një ditë të tillë nuk kishin si të mungonin urimet dhe surprizat nga njerëzit e dashur, momente të cilat këngëtari i ka ndarë me ndjekësit ditën e sotme.

Ajo që rrëmbeu vëmendjen e ndjekësve dhe bëri që këngëtari të përjetonte emocione të forta ishte surpriza e prindërve të tij.

Një nga momentet më të shtrenjta në jetë ku fryma të merret nga lumturia’- shkruan Klajdi krahas një video surprizë të prindërve.

Për sa i përket jetës sentimentale ai në një nga daljet e tij zbuloi se është i dashuruar, por nuk preferoi të tregonte detaje më tej për vajzën që i ka rrëmbyer zemrën.