ShowBizzz

Dëshmia “e çuditshme” e autorit që goditi me telefon në skenë Bebe Rexhën

Incidenti i papritur në koncertin e Bebe Rexhës ku u godit me telefon në fytyrë bëri bujë kudo në mediat ndërkombëtare dhe ato vendore.

Sulmuesi u arrestua nga policia ndërsa së fundmi u zbulua edhe deklarata e tij e dhënë në polici.

“Po përpiqesha të shihja nëse mund ta godisja me telefon në fund të shfaqjes, sepse do të ishte qesharake,” tha Nicolas Malvagna në dëshminë e tij, duke lënë të habitur hetuesit e çështjes.

27-vjeçari u arrestua dhe u akuzua për sulm dhe ngacmim të rëndë.

Bebe Rexha, ishte në skenë duke përfunduar koncertin e saj në Rooftop në Pier 17 kur ai dyshohet se hodhi telefonin drejt saj. Goditja e fortë e la kantautoren të gjakosur dhe me sy të nxirë.

Ajo u largua me shpejtësi nga skena dhe u dërgua në një spital, ku mori qepi pjesën e çarë të syrit.

Më vonë, Bebe i siguroi fansat se ishte “mirë”, duke postuar një foto të fytyrës së saj, e cila tregonte një mavijosje të madhe në qepallë dhe shirit qepjeje në vetullën e saj.