Kuriozitete

Gruaja ‘e vdekur’ që u gjet e gjallë në arkivol vdes pas 7 ditësh në terapi intensive

Një grua 76-vjeçare, e cila u shpall e vdekur dhe befasoi të afërmit e saj duke trokitur në arkivol në fillim të këtij muaji, ka vdekur pas shtatë ditësh në terapi intensive.

Ministria e Shëndetësisë e Ekuadorit konfirmoi përmes një deklarate se Bella Montoya vdiq si pasojë e një goditjeje ishemike pasi kaloi një javë në terapi intensive. Ministria nuk dha informacione të mëtejshme mbi hetimin mjekësor rreth rastit.

Gilberto Barbera Montoya, djali i saj, tha se nuk kishte marrë ende asnjë raport nga autoritetet një shpjegim nga ana mjekësore mbi çfarë kishte ndodhur dhe paralajmëroi se gjërat “nuk do të mbeten me kaq.”

Ai shtoi se një nga motrat e gruas së ndjerë ishte ankuar zyrtarisht për incidentin, duke kërkuar të identifikonte fillimisht mjekun që e shpalli të vdekur.

Bella Montoya thuhet se u zgjua dhe filloi të trokasë te arkivoli më 9 qershor pasi kaloi pesë orë brenda arkivolit në një shtëpi funerali në Babahoyo.

Një komitet teknik është formuar për të shqyrtuar mënyrën se si spitali e shpalli të vdekur.