ShowBizzz

Klea Huta është në pritje të ëmbël? Kënga e saj e fundit ngriti dyshime

Dasma e Klea Hutës dhe Elgit Dodës ishte një nga ngjarjet më të përfolura që rrëmbeu vëmendjen e publikut këtë muaj.

Dyshja i thanë “Po” njëri tjetrit me një dasmë përrallore në jug të vendit, ndërsa Klea e suprizoi Elgitin duke i dedikuar një këngë për historinë e tyre të dashurisë.

Kënga titullohet “4” dhe ky titull mjaftoi që publiku të mendonte se ishte bërë enkas për të treguar se familja e tyre do të shtohej me një tjetër anëtar të katërt, pra u aludua për një shtatëzani të Kleas.

Ditën e sotme moderatorja ka organizuar një pyetësor në InstaStory, ku shuajti edhe këtë kuriozitet për ndjekësit.

Titulli “4” është për datën e dasmës që u bë në ditën e lindjes së @kriddoda“- shpjegoi Klea.