ShowBizzz

Çfarë do të ndodhë me koncertet e saj, Bebe Rexha flet pas incidentit

Bebe Rexha pësoi një incident gjatë koncertit të saj të fundit, pasi këngëtarja u godit me telefon teksa performonte në skenë.

Një nga fansat e qëlloi në kokë direkt nga turma dhe Bebe përfundoi me tre qepje.

Nëpërmjet një deklarate në rrjete sociale Bebe u shpreh se nuk do ta ndalojë turneun që kishte filluar, edhe pas ngjarjes me të cilën u përball.

Edhe pse koncerti përfundoi në një mënyrë të pafat, përsëri ishte një shfaqje e mahnitshme në qytetin tim. Faleminderit shumë New York. Unë ju dua. Turneu duhet të vazhdojë! Filadelfia është në radhë! Në cilin koncert do të vini’, shkroi Bebe Rexha në Instagram.

Ndërkohë, i riu që sulmoi këngëtaren me telefon është tashmë i arrestuar.