ShowBizzz

Burri që goditi Bebe Rexhën me telefon thotë se mendonte që ajo do ta kapte atë dhe të bënte një ‘selfie’

Nicolas Malvagna, 27-vjeçari nga Nju Xhersi, i cili akuzohet se e plagosi Bebe Rexhën  duke i hedhur telefonin e tij në fytyrë, ndërsa ajo po performonte në New York City të dielën, po pretendon se kishte shpresuar që Rexha ta kapte pajisjen.

“Si një fans, qëllimi i vetëm i zotit Malvagna ishte që zonja Rexha të bënte foto me telefonin e tij dhe ta kthente atë si një kujtim”, tha avokati i tij Todd A. Spodek për Dailymail.com .

“Nuk ka qenë asnjëherë qëllimi i tij për të lënduar zonjën Rehxa.

Incidenti ndodhi teksa këngëtarja 33-vjeçare po luante një koncert të dielën në The Rooftop në Pier 17 në turneun e saj Best F’n Night Of My Life.

Ndryshe, Malvagna përballet me një vit paraburgim nëse dënohet për akuzat, tha sekretari i shtypit i DA Douglas Cohen, sipas NBC News.

Sekonda pas incidentit Rexha, ra në gjunjë me kokën ulur ndërsa anëtarë të shumtë të ekipit të saj nxituan për t’i dalë në ndihmë para se të dërgohej në spital.