Artan Sula, (Jani Përskura) është shpallur në kërkim nga policia e Kurbinit pasi dyshohet se organizonte lojëra fati në një lokal në pronësi të tij në Mamurras, 45-vjeçari është pjesë e grupit të Ervis Martinajt.
Në kuadër të operacionit “Basti i fundit”, janë ushtruar kontrolle në ambientet e një lokali jashtë funksionit, në katin e parë të një pallati në lagjen “Drita”, ku dyshohej se organizoheshin lojëra fati me kompjutera, në kundërshtim me ligjin.
Sipas policisë nga kontrollet janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale, 8 kompjutera që shërbenin për këtë veprimtari të kundërligjshme.