ShowBizzz

Ish-banoret e BBV bëhen mikesha të ngushta

Jori Delli dhe Beniada Nishani janë dy ish-banore të Big Brother VIP Albania që kohët e fundit po i kalojnë së bashku.

Secila nga to la Shqipërinë për një jetë më të mirë në Itali, por që tani janë rikthyer në Shqipëri, pikërisht pas famës në BBV.

Ishte Jori ajo që postoi fotografi te ndryshme nga Shqipëria, në mesin e të cilave pati edhe fotografi me Beniaden.

ImageJori Delli dhe Beniada Nishani

Beniada po e shoqëron Jorin edhe në darka të shumta në qytetet shqiptare.

Mbrëmë ato kanë darkuar buzë detit, pikërisht në Sarandë.

Ky përafrim i dyshes nuk dihet nëse po bëhet për ndonjë projekt të përbashkët apo vetëm se janë bërë mikesha të mira.