Klea Huta dhe Elgit Doda kurorëzuan dashurinë e tyre në martesë më 4 qershor të këtij viti.
Dyshja i thanë “Po” njëri tjetrit me një dasmë përrallore në jug të vendit, ndërsa Klea e suprizoi Elgitin duke i dedikuar një këngë për historinë e tyre të dashurisë.
E mes gjithë surprizave që u zbuluan, një foto e unazave të çiftit kishte munguar, deri më sot.
Në një postim të bërë në Instagram, Klea ka treguar se si duken unazat e saj të martesës si dhe të Elgitit.
Sa i përket këngës që Klea i dedikoi Elgitit, në rrjet u përfol se titulli që ajo vendosi, “4”, ishte bërë enkas për të treguar se familja e tyre do të shtohej me një anëtar të katërt, pra u aludua për një shtatëzani të Kleas.
Kështu moderatorja organizoi dje një pyetësor në InstaStory, ku shuajti edhe këtë kuriozitet për ndjekësit.
“Titulli “4” është për datën e dasmës që u bë në ditën e lindjes së @kriddoda“- shpjegoi Klea.