ShowBizzz

Nuk ka më dyshime! Ky veprim i Olsit dhe Eglit konfirmon ndarjen e tyre

Ndarja e Olsi Bylykut dhe Egli Takos po përflitet kudo kohët e fundit.

Ndonëse të gjitha detajet të dërgonin tek ndarja e tyre, vetë dyshja nuk e kanë konfirmuar asnjëherë duke lënë shpresa tek fansat e tyre se kjo nuk është e vërtetë.

Përpos lajmeve që qarkullonin, ata vazhdonin ende të ndiqeshin në rrjetet sociale.

Por duket se nuk ka më dyshim për ndarjen pasi dyshja i dhanë ‘’goditjen’’ e fundit njëri-tjetrit.

Ata nuk ndiqen më as në rrjetet sociale aty ku u kishte mbetur lidhja e vetme javët e fundit.