Shëndetësi

Vazhdon suksesi i shqiptarëve në botë: Shërbimet dhe sëmundjet që trajtohen në klinikën

Ndër kirurgët shqiptar më të njohur në Evropë dhe botë, padyshim që është Prof. Dr. Halil Krasniqi, kirurg i përgjithshëm vaskular dhe endovaskular, i cili veçohet për shërbimet e pacientëve, shërbimet e sëmundjeve, trajnimin e tyre dhe për angazhimet e tij të shumta në vendlindje Kosovën, duke qenë kështu më afër kërkesave të qytetarëve të vendit dhe në shërbim të tyre.

Padyshim, është shumë kënaqësi dhe njëherit krenari, kur shohim se sa kanë arritur suksese në profesionin e tyre bashkatdhetarët tanë në diasporë, e njëri ndër ta është edhe Prof. Dr. Halil Krasniqi.

“Në klinikën time, ofrojë të gjitha shërbimet dhe patologjitë e ndryshme, që kanë të bëjnë më kompetencën time shkencore, mjekësore, terapeutike, për të gjithë ata që kanë nevojë për ndihmën time mjekësore. Në anën tjetër, jam shumë i lumtur që mund të kontribuoj për të gjithë bashkatdhetarëve tanë, të cilët jetojnë në Gjermani, por edhe në vendet tjera të Evropës, ku numri i tyre është shumë i madh.”, tha mes tjerash Prof. Dr. Krasniqi