Kuriozitete

Dhimbja pa shkak e trupit, ja çfarë ndihmon për ta mbajtur nën kontroll

Fibromialgjia nuk është sëmundje por është një çrregullim jo-inflamator i cili përcillet me lodhje dhe dhimbje kronike të trupit.

Edhe pse fibromialgjia konsiderohet një gjendje kronike që nuk largohet kurrë plotësisht, është e mundur që simptomat të lehtësohen për periudha të gjata kohore, veçanërisht me trajtimin e duhur.

Mjekimi

Në disa raste, mjeku juaj mund të rekomandojë ilaçe që trajtojnë simptomat e fibromialgjisë, veçanërisht dhimbjen. Ku mund të përfshihwn ilaçe kundër depresionit, apo kundër konvulsioneve dhe dhimbjeve.

Me kalimin e kohës, trupi juaj mund të zhvillojë një tolerancë ndaj disa ilaçeve, gjë që mund t’i bëjë ato më pak efektive.

Mjeku juaj mund t’ju ndihmojë të monitoroni tolerancën tuaj dhe të bëni ndryshime nëse është e nevojshme.