Lajme

E pazakontë: Fëmija qan në gjumë dhe lëviz duart sikur po sheh tabletën (VIDEO)

Një video e pazakontë është përhapur në rrjetet sociale ku tregon një fëmijë të vogël që qan në gjumë.

Deri këtu gjithçka duket normale për prindërit, fëmija ndoshta po sheh një ëndërr të keqe, por ajo që bie në sy janë gjestet me duar.

Fëmija vepron sikur është duke bërë “swipe” në një tabletë.

Kjo i ka shqetësuar së tepërmi prindërit, të cilët kanë vendosur dhe ta filmojnë sjelljen e pazakontë.