ShowBizzz

E papritur! Luiz Ejllin do t’a shohim si opinionist të BBV sezonin e ardhshëm

Luiz Ejlli është konsideruar fenomen me lojën që zhvilloi në Big Brother Vip.

Mirëpo duket se këngëtarit do të vazhdojmë ta shohim në këtë reality show edhe sezonin e ardhshëm, jo si një konkurrent por si opinionist.

Burime për “Iconstyle” kanë treguar së fundmi se Luizi do të jetë opinionist sezonin e ardhshëm të “Big Brother VIP. I njëjti burim thekson se këngëtari e ka pranuar ofertën për të qenë opinionist i shtëpisë së famshme.

Ai do të zëvendësojë Arbër Hajdarin, me këtë të fundit që u duk sikur e konfirmoi në një intervistë pak më parë se nuk do të jetë më pjesë e reality show-t për shkak të angazhimeve.

Nuk na mbetet gjë tjetër vetëm të presim një konfirmim nga vetë produksioni apo Luizi për këto lajme që po qarkullojnë për të.

Ende nuk ka një datë fikse se kur mund të filllojë Big Brother Vip, megjithatë periudha më e komentuar është në prag të festave të fundvitit.