LifeStyle

Qytetet më të jetueshme në botë për vitin 2023, cili e kryeson listën

Indeksi vjetor i jetueshmërisë nga EIU, i publikuar nga The Economist, ka vlerësuar kushtet e jetesës në 173 qytete në pesë kategori: stabilitet, kujdes shëndetësor, kulturë dhe mjedis, arsim dhe infrastrukturë.

Vjena, me përzierjen e saj të shkëlqyer të stabilitetit, kulturës dhe argëtimit dhe infrastrukturës së besueshme, kryeson renditjen për herë të katërt në pesë vjet.

Kopenhaga, një qytet me madhësi të ngjashme me shumë nga të njëjtat karakteristika, është i dyti.

Melburni, renditet në vend të tretë.

Lista e plotë:

1. Vjenë, Austri

2. Kopenhagë, Danimarkë

3. Melburn, Australi

4. Sydney, Australi

5. Vankuver, Kanada

6. Zyrih, Zvicër

7. Calgary, Kanada

8. Gjenevë, Zvicër

9. Toronto, Kanada

10. Osaka, Japoni