Taulant Dika është personi që humbi jetën ditën e djeshme në një fasoneri në Fushë-Thumanë, pasi është goditur nga një makineri. Mësohet se Dika, 33 vjeç është babai i dy fëmijëve, ndërkohë që ditën e djeshme ai u godit nga tranxha, një makiner që përdoret për prerjen e shollave dhe këpucëve në fasoneri.
Ngjarja e rëndë ditën e djeshme është munduar që të fshihet nga pronarët e fasonerisë, pasi nuk është njoftuar asnjë autoritet në vend. Ende nuk dihet nëse i ka dhënë njëri ndihmë të parë 33-vjeçarit që humbi jetën, pasi edhe mund të kishte shpëtuar. Ndërkohë që ditën e sotme është arrestuar administratori i fasonsërisë 48-vjeçari me iniciale F.K.
Njoftimi i Policisë:
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Krujë arrestuan shtetasin F. K., 48 vjeç, banues në Krujë, administrator i një fasonerie në Fushë Thumanë, pasi ditën e djeshme, në këtë fasoneri, shtetasi T. D., 33 vjeç, duke punuar me një makineri, është goditur nga një pjesë e makinerisë dhe për pasojë ka humbur jetën.